Maqedoni

Kocevski: Propozimi për shkarkimin nuk ka bazë për konstatimin e shkeljes disiplinore

07.03.2025 12:02

Prokurori Publik i Shtetit, Lupço Kocevski, sot informoi se propozimin për shkarkimin e tij e ka marrë dje nga Këshilli i Prokurorisë Publike...

Prokurori Publik i Shtetit, Lupço Kocevski, sot informoi se propozimin për shkarkimin e tij e ka marrë dje nga Këshilli i Prokurorisë Publike dhe për të gjitha pikat do të deklarohet në afat të arsyeshëm. Sipas Qeverisë, prokurori publik i nënshtrohet ose duhet t'i nënshtrohet përgjegjësisë më të gjerë shoqërore, veçanërisht para organit që e ka zgjedhur dhe mbi të gjitha para qytetarëve, interesat e të cilëve duhet t'i mbrojë .Megjithatë, ai shton se nga ajo që ka shqyrtuar, propozimi nuk përmban asnjë bazë për konstatimin e shkeljes së rëndë disiplinore.
 
“Gjatë ditës së djeshme më është dorëzuar propozimi nga Këshilli i Prokurorëve Publikë dhe në një afat të arsyeshëm do të prononcohem për të gjitha pikat. Mbetem në qëndrimin se nga ajo që kam pasur mundësi ta shqyrtoj se në këtë propozim nuk ka asnjë bazë për konstatimin e procedurës disiplinore.”, - deklaroi prokurori publik, Lupço Kocevski.