RMV-ja mes Evropës dhe ShBA-së, Mickoski: Integrimi në BE, qëllim strategjik
Qeveria mbetet e përkushtuar në kursin politik...

Qeveria mbetet e përkushtuar në kursin politik që çon drejt integrimit në Bashkimin Evropian, por edhe punon në përforcimin e raportit me ShBA-në, thotë kryeministri, Mickoski, duke shtuar se pozicionimi krah Amerikës në politikën globale është më e drejtë, i cili sërish arsyetoi votimin përmbajtjesor ndaj rezolutës së Ukrainës në Kombet e Bashkuara.
“Qëllimi ynë strategjik është anëtarësimi i plotë në Bashkimin Evropian. Por, gjithashtu partneri ynë strategjik është ShBA-ja dhe këtu askush s’duhet të ketë dilemë. Kam qenë i kritikuar nga opozita, kur atëherë ishte në pushtet dhe nga disa analistë të pushtetit se më tepër kemi qenë për Lindjen sesa për Perëndimin, tash kur jemi më shumë pro Perëndimit, pse jemi kështu?! Unë i kuptoj po s’mund ta arsyetoj zemërimin e tyre.”, - deklaroi kryeministri, Hristijan Mickoski.
Ndërkaq shefi i ekzekutivit, pa përgjigje konkrete nëse Uashingtoni ka marrë angazhim të posaçëm për zhbllokimin e procesit eurointegrues të vendit.
“Unë kudo që shkoj për të kërkuar përkrahje, shfrytëzoj rastin që t’i prezantoj argumentet tona. Këtu mos kini asnjë dilemë.”, - theksoi kryeministri, Hristijan Mickoski.
Ndërkohë, ministri i Jashtëm, Timço Mucunski, në brifing me gazetarë ka shtuar se përforcimi i raporteve me ShBA-në mund të kontribuojë edhe në procesin integrues. Në raport me pengesën aktuale të aspiratave, rrjedhimisht ndryshimet kushtetuese, Mucunski me qëndrim tashmë disa herë të theksuar se kërkohet qartësi dhe largpamësi në këtë mosmarrëveshje brenda dy vendeve fqinje. Më saktë, garancia se Bullgaria tutje në negociata s’do ta bllokojë më vendin tonë. (Nermin Mulaki Fejzullahu, TVM2)
