Maqedoni

Padi penale për një profesor në Shtip për ngacmim seksual ndaj një nxënëseje

08.05.2015 15:03

Policia në Shtip parashtroi padi penale kundër profesorit S.P. (63) nga SHFM "Kole Nehtenin" në Shtip...

Policia në Shtip parashtroi padi penale kundër profesorit S.P. (63) nga SHFM "Kole Nehtenin" në Shtip i cili ngarkohet se tre herë  gjatë vitit të kaluar e ka keqpërdorur pozitën e tij duke kryer veprime seksuale me një nxënëse të shkollës. 
 
Padi penale është parashtruar edhe kundër A.K. (47) drejtor i shkollës dhe T.S.A (46) i punësuar në Inspektoriatin shtetëror të arsimit  të cilët me vetëditje kanë anashkaluar që ta praqisin veprën penale në organin kompetent edhe pse kanë qenë të destinuar që ta bëjnë këtë,  për të cilën kanë qenë në dijeni gjatë detyrës së tyre./mia