Maqedoni
Pakënaqësi procedure në Kuvend, deputetët e LSDM-së braktisën seancën
07.03.2025 15:24
Depuetët e LSDM-së dhe Koalicionit braktisën seancën kushtuar 8 Marsit...

Edhe pse në seancën e Kuvendit në rend të ditës ishte paraparë të diskutohet për disa pika të rëndësishme, deputetët e LSDM-së ishin të pakënaqur me mënyrën se si kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, po e drejton punën e Kuvendit.
“Për fjalë është paraqitur zëvendësministri i Ministrisë për Politikë Sociale, Demografi dhe të rinjë.”, - tha kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi.
Pikërisht kjo dhënia e fjalës dhe e mundësisë që i njëjti të propozon ndryshim të ligjit për sigurim pensional dhe invalidor, u bë mollë sherri mes deputetëve të LSDM-së opozitare dhe kryetarit të Kuvendit.
“Në bazë të çfarë i jepni fjalë zëvendësministrit, sepse e njëjta është jashtë rregullores së punës së Kuvendit.”, - theksoi deputeti i LSDM-së, Oliver Spasovski.
Por, sipas kryetarit të Kuvendit, ajo ishte në mënyrë ligjore.
“Vetëm dua të shpjegoj se në bazë të nenit 76, deputetët dhe Qeveria munden që deri në përcaktimin e rendit të ditës mund të propozojnë futjen e ndonjë propozim-ligji.”, - u shpreh kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi.
Por, ky arsyetim sikur i revoltoi deputetët e LSDM-së, të cilët lëshuan punën e Kuvendit.
“Siç po shihet, dëshironi ta vazhdoni dhe të punoni kundër rregullores se Kuvendit, grupi parlamentar i LSDM-së do ta lëshojë punën e Kuvendit.”, - theksoi deputeti i LSDM-së, Oliver Spasovski.
Por, me deputetët e LSDM-së u solidarizuan edhe deputetët e Frontit Evropian. Grupi Parlamentar i LSDM-së dhe koalicioni ishin të indinjuar edhe me sjelljen dhe diskriminimin që po bënë ndaj gruas, edhe ministrja e Financave, Gordana Koçovska, dhe deputetja e LSDM-së, Jovana Trençevska, theksoi se grupi parlamentar i LSDM-së dhe koalicioni nuk do të marrin pjesë në seancën plenare kushtuar 8 Marsit.
“Si mund të marrim pjesë në diskutime kur vetë ata që duhet të kishin reaguar – heshtin? Ne nuk do të merrnim pjesë në procese hipokrite dhe do të pranonim heshtjen përballë padrejtësisë. Prandaj, grupi parlamentar i LSDM-së dhe koalicioni nuk do të marrin pjesë në seancën plenare kushtuar 8 Marsit. Po ashtu, deputetët e LSDM-së dhe koalicionit nuk do të marrin pjesë në punën e Klubit të Grave Parlamentare dhe Komisionit për Mundësi të Barabarta në Kuvend.”, - deklaroi Jovana Trençevska nga grupi parlamentar i LSDM-së.
Nga LSDM po ashtu kanë akuzuar se pjesëtarët e kësaj Qeverie, por edhe kryeministri, kryetari i Kuvendit, po demonstrojnë padëgjueshmëri ndaj opozitës, dhe po thyejnë rëndë të gjitha procedurat e udhëheqjes së shtetit.
FITIM KRYEZIU
