Repartet e Klinikës Infektive, të rinovuara

07.03.2025 15:43

Derisa Klinika për anestezion...

Derisa Klinika për anestezion, reanimacion dhe kujdes intensiv është duke u rinovuar, një pjesë e pacientëve do të transferohen në Klinikën Infektive. Drejtori i Klinikës Infektive, Fadil Cana, tha se edhe përkundër mungesës së kuadrit, që aktualisht është me 100 punonjës do ta menaxhojnë valën e pacientëve.

“Kujdesi ynë intensiv është i gatshëm për ofrimin e kujdesit shëndetësor dhe trajtimin e pacientëve që nuk janë pacientë kirurgjikal, duhet të bëjmë këtë dallim të mos mendohet se tani është i hapur kujdesi intensiv dhe të gjitha rastet postoperative duhet të përfundojnë këtu. Kjo është e trajnuar dhe është e vetmja në Qendrën Klinike.”, - deklaroi drejtori i Klinikës Infektive, Fadil Cana.

Nevojitet kuadër mjekësor

Punësimet e shpallura deri më 31 mars do të plotësojnë mungesën e kuadrit mjekësor. Drejtori i FSSh-së tha se të gjitha klinikat do të kenë kushte dhe kuadër të mjaftueshëm.

“Mendoj që nuk duhet të lejojmë që pas koronës përsëri t’i lëmë klinikat tona infektive, kapacitetet infektive në vend, të lëna pas dore dhe të braktisura.”, - theksoi drejtori i FSSh-së, Sasho Klekovski.

Përkundër mungesës së tillë të stafit, ministri i Shëndetësisë, Taravari, tha se gjendja në klinikat e vendit është dëshpëruese.

“Kemi mungesë të mjekëve në institucionet publike shëndetësore dhe kur na nevojitet kuadër, nuk shohim historinë e mjekut. Edhe në Klinikën Infektive apo klinikat tjera, nëse ka mjek që duan të kthehen të punojnë nga institucionet private, unë jam i gatshëm dhe tashmë kjo procedurë ka kaluar në Qeveri që të munden të transferohen.”, - u shpreh ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.

Me specializimet e fundit, ministri pohon se u kujdes që të shtohej numri i specializantëve që janë në mungesë. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)