Maqedoni
Haraçinë, hapet për herë të parë çerdhe për fëmijë
07.03.2025 16:21
Pas shumë problemeve dhe “përplasjeve” mes aktorëve politik u bë hapja e çerdhes për fëmijë në komunën e Haraçinës...

Pas shumë problemeve dhe “përplasjeve” mes aktorëve politik u bë hapja e çerdhes për fëmijë në komunën e Haraçinës. Drejtuesja e çerdhes “Fatosat” dhe kryetari i komunës së Haraçinës, me këtë rast theksuan se hapja e çerdhes është e rëndësishme për banorët e kësaj komune dhe për të ardhmen e fëmijëve.
“Unë jam i bindur se kjo ditë është shumë e rëndësishme për çdo prind të komunës së Haraçinës, sepse bëjmë hapjen e çerdhes së parë për fëmijë në komunën tonë, e cila është e ndërtuar me të gjitha standardet e nevojshme, e cila ofron kushte që çdo fëmijë ta ndjejë si shtëpinë e vet të dytë. Çerdhen që po e hapim sot do të mbajë emrin “Fatosat”, që në vete ngërthen fisnikërinë pastërtinë, ashtu siç janë fëmijët.”, - deklaroi kryetari i komunës së Haraçinës, Ridvan Ibraimi.
“Kjo çerdhe është investim i rëndësishëm për të ardhmen e fëmijëve tanë dhe pa dyshim në të ardhmen e komunitetit tonë. Me përkushtimin dhe bashkëpunimin e të gjithëve kemi mundësi të ofrojmë një ambient të sigurt për ata që janë shpresë dhe e ardhja jonë.”, - theksoi drejtoresha e çerdhes “Fatosat”.
Në hapjen e çerdhes në Haraçinë prezent ishte edhe kreu i BDI-së, Ali Ahmeti.
Çerdhja “Fatosat” ka kapacitet për 115 fëmijë dhe shpresohet që në të ardhmen të zgjerojnë kapacitetet e kësaj çerdhe.
VLORA LATIFI TOPOJANI
