Maqedoni
Menaxhimi i parkingut të Qendrës Klinike, Taravari: Marrëveshja duhet të kalojë disa filtra
07.03.2025 16:43
Marrëveshja me kompaninë “Gjoka Konstrakshën”, e cila duhet të menaxhojë parkingun e Qendrës Klinike në Shkup...

Marrëveshja me kompaninë “Gjoka Konstrakshën”, e cila duhet të menaxhojë parkingun e Qendrës Klinike në Shkup përmes partneritetit publiko-privat, do të nënshkruhet nëse pas procedurës fillestare kalon edhe disa filtra të tjerë. Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, shtoi se interesimi nga kompanitë ka qenë i ulët.
Kompania “Gjoka Konstarakshën” nga Shqipëria ishte e vetmja që aplikoi në thirrjen e shpallur, që të menaxhojë parkingun në Qendrën Klinike. Çmimi i ofruar për parkim është 50 denarë për orë.
