Botë

"Arresti shtëpiak" i Berishës, Gjykata Kushtetuese zbardh argumentin

07.03.2025 16:54

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë transkriptoi vendimin për ish-kryeministrin, Sali Berisha...

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë transkriptoi vendimin për ish-kryeministrin, Sali Berisha, në lidhje me ankesën e tij për masën e dhënë në "arrest shtëpie".

Kushtetuesja bën të ditur se kërkesa e Berishës për të rrezuar vendimin e GjKKO-së nuk qëndron, duke treguar në vendimin e saj prej 55 faqesh, gjithë argumentet ku bazohej rrëzimi i ankesës.
 
Vendimi i Kushtetueses rrëzon pretendimet e Berishës, i cili u përball me qëndrime kundër nga pikëpamja ligjore për arrestin në shtëpi, një masë që ai e vuajti gjatë gjithë vitit 2024.
 
Kushtetuesja e cilëson të ligjshëm arrestin në shtëpi, duke i dhënë fund debatit juridik mbi këtë çështje.
 
Berisha u përball me masë shtrënguese, për shkak se nuk u paraqit asnjëherë para oficerit të policisë gjyqësore, siç kishte kërkuar Gjykata e Posaçme.