Kosovë, shënohet Dita e Mësuesit, Nagavci: Mësimdhënësit, shtyllë e shoqërisë

07.03.2025 17:33

Edhe në Kosovë, si çdo vit, këtë 7 mars, mësimdhënësit e dalluar të komunave u mblodhën në kryeqytet...

Edhe në Kosovë, si çdo vit, këtë 7 mars, mësimdhënësit e dalluar të komunave u mblodhën në kryeqytet, ku u pritën nga ministrja e Arsimit e Kosovës, Arbërie Nagavci, e cila vlerësoi punën e palodhshme të punëtorëve të arsimit, pavarësisht sfidave me të cilat përballen.

“Urime 7 Marsi-Dita e Mësuesit! Në këtë ditë të veçantë, dëshiroj t’ju shpreh mirënjohjen më të thellë për përkushtimin tuaj në arsimimin e brezave të rinj. Ju jeni drita që ndriçon rrugën e së ardhmes, duke formuar mendje të zgjuara dhe plot ëndrra”, thotë ajo.

Nagavci ndau edhe mirënjohje për 30 mësimdhënësit e dalluar për festën e 7 Marsit, Ditën e Mësuesit.