Botë
Luftime të ashpra në Siri, shkon në 300 numri i vrarëve në 48 orë
08.03.2025 13:44
311 civilë, anëtarë të sektit alawite, janë “ekzekutuar” nga forcat siriane të sigurisë në veriperëndim të Sirisë...

311 civilë, anëtarë të sektit alawite, janë “ekzekutuar” nga forcat siriane të sigurisë në veriperëndim të Sirisë, ku një operacion i madh është duke u zhvilluar kundër luftëtarëve besnikë të ish-presidentit Bashar al-Assad.
“311 civilë alavitë, u vranë në një zonë bregdetare të Sirisë, duke ia atribuar vdekjet forcave të sigurisë dhe organizatave aleate“, thotë organizata joqeveritare.
Këto humbje jetësh e çojnë numrin e të vdekurve nga luftimet që nga e enjtja në të paktën 524.
213 ishin anëtarë të forcave të sigurisë dhe organizatave aleate, sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut.
