Maqedoni

Shkarkimi i kryeprokurorit, Mickoski: Nëse ka shkelje apo jo,vendosin deputetët

08.03.2025 14:03

Edhe përkundër deklarimit të Kryeprokurorit Lupço Kocevski se akuzat e qeverisë...

Edhe përkundër deklarimit të Kryeprokurorit Lupço Kocevski se akuzat e qeverisë nuk argumentojnë shkeljë të rëndë disciplinore  për shkarkimin e tij, Kryeministri Hristijan Mickovski e mendon të kundërtën.Ai nuk deshi të komentoj më gjërësisht rreth këtij qëndrimi,por tha deputetët do ta japin përgjigjen për punën e tij. 
 
“Kocevski ka të drejtë të japë mendim ,ky është vend demokratik.Sa i përket punës së tij të deritanishme, supozoj se kanë çfarë të thonë ata që e kanë zgjedhur, e ata janë deputetët.Të presim që lënda të arrijë para deputetëve dhe më pastaj të komentojmë se çfarë është ajo që do të bisedohet dhe debatohet dhe cilat janë ato argumente me të cilat praktikisht do të kontestohet  apo demantohet qëndrimi i Kocevskit.Unë mund të jap mendimin tim se absolutisht, nuk pajtohem me qëndrimin dhe mendimin e tij”, u shpreh kryeministri Hristijan Mickovski.
 
Këshilli gjyqësor, të martën shqyrtohen interpelancat në kuvend
 
Përveç procedurës për shkarkimin e Kocevskit,në procedurë janë edhe interpelancat për 5 antarët e Këshillit Gjyësor të zgjedhur nga Kuvendi ,e të cilat do të shqyrtohen në seancë kuvendore ditën e martë.Faktin se ditën kur shyrtohen interpelancat ,Këshilli Gjyqësor vazhdon punën e rëndomë më pikat e ditës,Mickovski nuk e komentoi nëse e sheh si porosi për mosrepsketimin e interpelancës.
 
“Antarët e Këshillit Gjyqësor le të bëjnë punën e tyre ,Kuvendi ka punën e tij.Unë do ti kisha ndarë këto dy aktivitete.Nuk do të kisha dashur të komentoj nëse ajo do të nënkuptonte respeketim apo jo të vendimit të Kuvendit .Të presim të shprehen deputetët dhe më pastaj mund të komentojmë”, theksoi Mickovski.
 
Ndërkohë,për Kryeministrin Mickovski, vizita e Ambasadores së SHBA-ve në Gjykatën Kushtetuese, është një porosi se nuk lejohet përzierja në pushtetin gjyqësor.Tha se si qeveri, nuk e kanë ndërmend të ndikojnë në as një lloj vendimi apo zgjedhje dhe emërimë, gjë të cilën siç tha, e kanë bërë BDI dhe LSDM derisa ishin në pushtet.
 
FLORA BELULI KAMBERI