Maqedoni

Dita ndërkombëtare e gruas 8 marsi, gratë e sukseshme: Femra shqiptare ka përparuar

08.03.2025 14:46

“Me rastin e 8 marsit, gratë dhe vajzat marrin sot lule dhe dhurata të shumta...

“Me rastin e 8 marsit, gratë dhe vajzat marrin sot lule dhe dhurata të shumta. Por, më shumë se respektin për këtë festë, ato kanë nevojë për trajtim të barabartë në familje dhe shoqëri për çdo ditë, gjatë tërë vitit. Megjithëse në shoqërinë shqiptare nuk mungojnë gratë e suksesshme në të gjitha sferat e jetës, festën e zbeh fakti se ende është e pranishme dhuna ndaj grave”. 
 
Lufta e grave për të drejta të barabarta është e vazhdueshme, por nëse e krahasojmë me të kaluarën, vërehet përmirësim sa i përket pozitës së gruas, thotë zëdhënësja e qeverisë, Venera Azizi. Tani gruaja është faktor i rëndësishëm edhe në vendimmarrje, thotë Azili, duke shtuar se tani gruan shqiptare e gjen deputete, ministre, zëvendësministre dhe në institucione tjera. 
 
“Sdo mend se gruaja është shtylla e shoqërisë, është shtylla e familjes, është dora që përkund njerzimin. Në shoqërinë tonë roli i gruas vlerësohet jashtë zakonisht, posaçërisht në periudhën e fundit gruas i jepet hapësirë dhe gruaja duhet ta shfrytëzojë atë hapësirë që të jetë faktorë në vendimmarrje. Grat mos të hezitojnë të jenë pjesë e politikës, e vendimmarrjes të jenë zëri i shoqërisë, sepse mundësia na është ofruar dhe këtë mundësi duhet ta shfrytëzojmë”, u shpreh zëdhënësja e Qeverisë, Venera Azizi. 
 
Gruan shqiptare e gjen si shumë të suksesshme edhe në arsim. Mësuesja e pensionuar, Refkie Sherifi, thotë se pozita e femrës ka ndryshuar ndjeshëm, por femra duhet të vazhdojë të punojë që të jetë edhe më e suksesshme.
 
“Jeta ka ndryshuar dhe dëshirojë të ndryshojë më shum, të kenë më shum sukses në jetën e tyre. Femrat në përgjithësi të punojnë të mësojnë dhe të ecin përpara. Ngecja varet nga situata familjare ose bashkëshortore sepse aty ngec sepse nuk ka fuqi”, theksoi mësuesja e pensionuar Refkie Sherifi. 
 
Drejtoresha e Sh.F. “Adem” Jashari në Çair, Fitore Qerezi, dhe drejtoresha e Kopshtit Fidani, Gëzime Bakiu, thonë se pozita e gruas është përmirësuar ndjeshëm, por nevojitet ende punë për të arritur në nivelin e dëshiruar. 
 
“Ndoshta jo me përkushtimin më të madh, ndoshta ende kemi punë për ta siguruar femrën shqiptare aty ku duhet dhe aty ko e meriton, besoj se ende ka hendeqe që duhet plotësuar, megjithatë kemi kuadra të forta, gra të denjua të përgatitura që ende presin ta zënë vendin aty ku e meritojnë”, u shpreh drejtoresha e SH. F. “Adem Jashari”, Fitore Qerezi. 
 
“Gratë sot janë më të pavarura më të vetëdisuara por normal na duhet ende kohë që të vijmë në atë pikë që të jemi të barabarta me gjininë mashkullore por shoh se kemi ecur para shum”, theksoi drejtoresha e Kopshtit “Fidani”, Gëzime Bakiu. 
 
Më së miri atmosfera festive vërehet rrugëve të kryeqendrës ku shihen burra me lule dhe dhurata në duar për nënat, motrat, gratë apo të dashurat e tyre, në shenjë respekti dhe mbështetjeje për avancimin e gruas në shoqërinë tonë. 
 
FITORE DEMOLLI