Maqedoni
Kumanovë, zbulohet pllaka përkujtimore e Drita Saitit, gruas e cila dhuroi të gjitha stolitë e arit për univeristetin e Tetovës
08.03.2025 15:43
Në shënimin e 8 Marsit, ditës së gruas, në ambientet e Fakultetit të administratës...

Në shënimin e 8 Marsit, ditës së gruas, në ambientet e Fakultetit të administratës dhe biznesit të UT në Kumanovë, kurse në prani të udhëheqjes së UT me në krye rektorin Jusuf Zejnelin si dhe anëtarëve të familjes dhe mysafirëve tjerë, u zbulua pllaka kujtimore e Drita Saitit.
Drita Saiti është gruaja, e cila për themelimine këtij tempullit të diturisë, aso kohe, pa u hamendur fare, hoqi stolitë e arit dhe të gjitha ia dorëzoi nismëtarëve të ngritjes së UT. Andaj sot me të drejtë Dritën e quajnë Dritë e cila shëndrriti Universitetin por edhe Marigona e UT-së.
“UT gjithmonë ka ditur ti nderojë e respektojë figurat emblematike të cilat kanë kontribu dhe me veprat e tyre kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë 30 vjecare të UT, andaj mirëseardhje të vecantë ju uroj familjarëve të zjonjës Drita Saiti që sot një një ditë të vecantë do të shpalosim pllakën përkujtimore që do të jet një simbol i fakultetit tonë”, theksoi para të pranishmëve, Prof. Dr. Llukman Hebibi.
“Gjithë ajo sacrifice është bërë në kuadër të misionit që ka pasur UT, asnjëher duke mos pranuar faktin të jemi jemi të viktimizuar por thjeshtë të gjithë kemi përqafuar këtë vision për të ecur para dhe me madhështinë e saj më të lartë këtë mission të Univerzitetit e përkrahu sikurse të gjitha nënat tjera shqiptare edhe zonja Drita Saiti.Ajo nuk kurseu nga vetja as pasurinë e saj për tiu dedikuar UT që nga themelimi që vetë ky Univerzitet të ecë para”, theksoi paratë pranishmëve, Prof. Dr. Jusuf Zejneli, rektor i UT.
“Ari, për ne nuk prezenton vetëm një mjet këmbimi që mund të na sjellë financa, Arin ne që e mbajmë na jep statusin, shpesh na e jep larine, vlerën e fisit prej ku vijmë, vlerën e fisit ku kemi shku dhe ajo është krenaria jonë, ndërsa zonja Drita duke mos hezituar për këtë tempull kaq të rëndësishëm e të lartë ajo dha nga gjoksi i vet qystekun dhe Arin e vet që ne sot të gëzojmë këto të drejta, të jemi profesoresha e të jemi studente”, theksoi paratë pranishmëve, Prof. Dr. Aida Izeiri, rektor për financa i UT.
“Simbol i idealizmit për UT ishte dhe do të mbetet zonja Drita Bajrami Saiti, Marigona e Univerzitetit tonë, e cila në vitin 1994, ish rektorit Prof. Dr. Fadil Sulejmanit, ia dhuroi stolitë e saja të Arit si donacion ndihmë për UT”, theksoi paratë pranishmëve, Prof. Dr. Vullnet Ahmeti.
“Ndjehem thellësisht I ndruar dhe krenar për moment të vacant dhe njëkohësisht I prekur nga kujtimet e ndjesisë që kjo ngjarje sjellë me vete. Ata që erdhën para nesh na trasuan rrugë për të qenë ktu ku jemi sot por mbi ne qëndron një obligim moral dhe kombëtar të trasojmë rrugën për gjeneratat e ardhëshme që ata të ecin drejtë një të ardhme më të ndritur”, theksoi paratë pranishmëve, Prof. Dr. Blerim Saiti.
Më pas, djalit të Drita Saitit, Prof. Dr. Blerim Saitit në shenjë respekti për kontributin e së ëmës, Rektori i UT Prof. Dr. Jusuf Zejneli i dhuroi kompletin e librave të themeluesit Fadil Sulejmani, Rektorja për financa Prof. Dr. Aida Izeiri ia dhuroi Monografinë e UT, kurse Pro Rektori për Shkencë Prof . Dr. Vullnet Ahmeti I dhuroi logon e UT.
FATLUM AQIFI
