Maqedoni

Shkup, marsh protestues në ditën e 8 Marsit

08.03.2025 16:01

Në ditën e 8 Marsit në Shkup u organizua marsh protestues i grave...

Në ditën e 8 Marsit në Shkup u organizua marsh protestues i grave të cilat ngritën zërin kundër dhunës dhe pabarazisë me të cilën përballen gratë në shoqërinë tonë. Marshi nisi nga bulevardi “Aradhat Partizane”, në drejtim të bulevardit “Shën Kliment Ohri”, “Ilinden”, me destinacion final parkun “Gruaja luftëtare” dhe para Kuvendit Republikan.
 
“Sot në këtë 8 mars nuk jemi këtu për lule, urime dhe darka festive. Këtu jemi sepse gratë ende nuk janë të lira  nga shuna në shtëpitë, në vendet e punës në shkolla, në internet dhe në institucione. Dhina nuk është vetëm shkelmim, por ligji që nuk na mbronë, vendi i punës që na eksploator, spitali ku dhimbja jonë nuk është prioritet, gjykata që nuk beson në fjalën tonë, qytet ku kemi frikë të shkojmë vetëm në shtëpi, jetë ku liria jonë ka çmim”, u shpreh organizatorja e protestës. 
 
“Ky sistem nuk do të na shpëtojë sepse ky sistem ka frikë nga gratë e fuqishme. Friksohet të shohë dorasenase, shqiptare, rome dhe të gjitha të tjerat se si sëbashku qëndrojmë dhe ju themi se është mjaft nga sistemi i dhunimit”, theksoi organizatorja e protestës.  
 
Ne tanimë nuk kërkojmë të drejta por i marrim ato, u theksua në protestë duke apeluar për solidaritet mes grave për tu përballur më leht me dhunën e të gjitha llojeve.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI