Maqedoni
Ademi në USHT: Mbështesim kërkimet shkencore
08.05.2015 15:16
Ministri i Arsimit Abdilaqim Ademi, mori pjesë në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare në Fakultetin...

Ministri i Arsimit Abdilaqim Ademi, mori pjesë në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare në Fakultetin e Shkencave të Zbatuara e cila u mbajt në USHT.
„Kjo konferencë është një nga shumë konferencat e organizuara nga Universiteti Shtetëror i Tetovës dhe të gjitha universitetet tjera në vendin tonë. Ajo thjeshtë dëshmon se kemi profesorë dhe student të dalluar të cilët vazhdimisht përforcojnë njohuritë e tyre. Në të vërtetë organizimi i Konferencave Shkencore Ndërkombëtare ku marrin pjesë përfaqësues të shquar të Universiteteve më të njohura në botë, tregon se nuk ndalemi në të arriturat shkencore të vendeve të zhvilluara. Përkundrazi dëshmuam dhe vazhdimishtë dëshmojmë dhe tregojmë se shkencëtarët tanë janë në maje të piramidës së mendimit shkencorë botërorë dhe se idetë e tyre, hulumtimet, të arriturat janë forcë shtytëse në zhvillimin e të gjitha ekonomive botërore “ tha Ademi.
Ademi gjithashtu theksoi se një pjesë e buxhetit të ministrisë i është dedikuar shkencës, për përmirësimin e kushteve të punës për shkencëtarët përmes pajisjes së laboratorëve, ndarjen e mbështetjes financiare kuadrit shkencorë hulumtues dhe arsimor nga institucionet e larta arsimore në Maqedoni.
