Botë

Marsh protestues në sheshin e Prishtinë, Gratë: “Marshojmë s’festojmë”

08.03.2025 16:20

Në Ditën e Gruas në Prishtinë është mbajtur marshi tradicional i grave...

Në Ditën e Gruas në Prishtinë është mbajtur marshi tradicional i grave, të cilin e organizojnë Kolektivi “Marshojmë s’festojmë” me moton “Marshojmë për njëra-tjetrën”, në mbrojtje të të drejtave të grave.
 
Me thirrjen drejtësi për gratë dhe vajzat si dhe poshtë policia patriarkale janë lexuar emrat e grave tashmë të vrara nga bashkëshortët e tyre tek objekti kryesor i Policisë së Kosovës.
 
Me këtë rast protestueset e këtij marshi hodhën ngjyrë të kuqe drejt këtij objekti, duke kërkuar drejtësi për gratë e vrara. Marshi protestues vazhdoi edhe drejtë Këshillit Gjyqësor të Kosovës.