Maqedoni

Ageler, mbështetje politikave të drejtorisë së doganave

08.03.2025 17:27

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë partner strategjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut...

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë partner strategjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe do të jenë mbështetës i fuqishëm i politikave të cilat i zbaton Drejtoria e Doganave. 
 
Kjo u tha gjatë vizitës së ambasadores amerikane, Angela Ageler, drejtoreshës së Zyrës për Luftë Ndërkombëtare Kundër Narkotikëve dhe Zbatimin e Ligjeve Virxhinia Eliot dhe zëvendësshefin e Zyrës për Bashkëpunim Ushtarak Dypalësh, Daniel Silver në Drejtorinë e Doganave.
 
“Prania ime këtu është t’ju falënderoj dhe t’ju përgëzoj për rezultatet e tetë muajve të fundit, të cilat janë të mahnitshme. Mirënjohje për doganierët që janë në kufi dhe mbrojnë qytetarët. Hapat që po ndërmerrni janë shumë të rëndësishëm për ne, por aq më tepër për qytetarët tuaj dhe sigurinë e shtetit. Në të njëjtën kohë, mbledhja më e lartë e të ardhurave do të thotë më shumë fonde për qytetarët tuaj. Ne jemi partnerët, miqtë tuaj dhe do të jemi këtu për ju”, theksoi ambasadorja Ageler në takimin me drejtorin e Drejtorisë së Doganave Boban Nikollovski, zëvendësdrejtorin Garip Kaba dhe ekipin, në kuadër të vizitës në Drejtorinë e Doganave.
 
Drejtori Nikollovski shprehi mirënjohje të veçantë për Qeverinë e SHBA-së për mbështetjen e vazhdueshme në zbatimin e aktiviteteve të drejtuara drejt fuqizimit të kapaciteteve të Drejtorisë së Doganave.
 
Nikollovski informoi se si partner strategjik në NATO, Drejtoria e Doganave koordinohet dhe komunikon me shërbimet e Armatës me qëllim të lehtësimit të importit dhe pranim më të shpejtë të automjeteve të blinduara të cilat i nevojiten Armatës për fuqizimin e kapaciteteve dhe përmbushjen e detyrimeve në kuadër të NATO-s.