Maqedoni

Mbi 40 diabetikë do të vrapojnë në maratonën e Shkupit

08.05.2015 15:43

Në maratonën e Shkupit që do të mbahet të dielën tradicionalisht veçmë vitin e tretë me radhë do të marrin pjesë më shumë se 40 persona me diabet...

Në maratonën e Shkupit që do të mbahet të dielën tradicionalisht veçmë vitin e tretë me radhë do të marrin pjesë  më shumë se 40 persona me diabet, anëtarë të shoqatave të diabetikëve, nga shumë qytete të Maqedonisë duke vrapuar nën sloganin "E  ndërojmë diabetin".
 
Me atë simbolikisht do të prezantohet vlera e aktivitetit fizik në ballafaqimin e suksesshëm me diabetin për ato të cilët jetojnë në këtë gjendje, por edhe në parandalimin te të tjerët.
 
Numri i personave me diabet të cilët marrin pjesë në maratonën në 5 kilometra nga viti në vit rritet, si dhe numri i personave   të cilët paraqiten në gara më të gjata, duke treguar se diabeti mund të vihet nën kontroll dhe me të të jetohet jetë normale, pa kurrfarë kufizime./mia