Maqedoni

Shpallja për parkingun në qendrën klinike, LSDM hedh dyshime për korrupcion

09.03.2025 13:37

LSDM ka ngritur dyshime për korrupsion lidhur me shpalljen për menaxhim privat...

LSDM ka ngritur dyshime për korrupsion lidhur me shpalljen për menaxhim privat të parkingun në qendrën klinike në Shkup. Nga kjo parti ngrisin dilema se në publikimin e shpalljes nga ministria e shëndetësisë janë paraparë kushte të cilat do të mund ti plotësojë vetëm kompania Gjoka Konstrakshën. 
 
“Si është arritur deri te kushtet skandaloze vetëm nji përqind e fitimit të jetë për shtetin, të shtrenjtohet parkimi pëlr pacientët në 50 denarë dhe afate të dyshimta prej 20 vitesh. Pas këtyre kushteve a fshihen biznes interesa të pushtetit, apo dikush ka marr provizione të mëdha? Derisa Taravari dhe Mickoski përpiqen të arsyetohen, faktet flasin qartë, dikush fillimisht ka pranuar që shteti të tërhiqet nga 99 përqind e fitimit, duke i lënë fitimin kompanisë, dikush ka pranuar që çmimi i parkingut të rritet në 50 denarë që Taravari e njoftoi publikisht, si edhe fakti të jepet në shfrytëzim 20 vjeçar, me çka e lidh shtetin me një kontratë shumëvjeçare të dëmshme”, u shpreh Bogdanka Kuzeska nga LSDM.    
 
Poashtu nga LSDM pretendojnë se kompania Gjoka Konstrakshën është nën hetime në Shqipëri, pasi ka marr para për ndërtimin e një rruge e cila nuk është përfunduar në tërsi, si dhe sipas kësaj partie ka informacione se i janë shembur dy tunel.  
 
VLEN, Taravari po sjell ndryshimin në shëndetësi
 
Por nga Kualicioni Vlen thonë se Arben Taravari dhe VLEN po sjellin ndryshimin në shëndetësi!  
 
“Shëndetësia nuk do të jetë më viktimë e keq menaxhimit dhe abuzimeve! Falë ministrit Arben Taravari, Klinika Infektive, pas dekadash të lëna në harresë, është rikonstruktuar dhe pajisur me teknologjinë më moderne. Me një investim prej 1.5 milionë eurosh, kati i parë është transformuar në një hapësirë të denjë për pacientët dhe personelin mjekësor. Risitë kryesore që nuk kanë qenë deri dje por që sot janë të mundshme në këtë Klinikë. Analizator i automatizuar për diagnostikë molekulare – i vetmi në rajon për PCR, CRP dhe HPV. Aparat për aspirim – plotësisht i automatizuar, i pari i këtij lloji në shtet. Pajisje shtesë: EHO, elastografi ultrasonografike, gastroskop, bronkoskop, gjenerator. Kujtojmë që, Klinika Infektive është një shembull i menaxhimit të suksesshëm dhe efikas. Prandaj, me po të njëjtin ritëm të punës e angazhimit do të punohet edhe në Klinikat tjera për të vetmen arsye që qytetarëve tanë t’i ofrojmë shërbime shëndetësore sa më cilësore. Shëndetësia në vendin tonë që kur VLEN është pjesë e qeverisë dhe udhëheqë me dikasterin e shëndetësisë është zgjuar nga “vdekja klinike”. Por, akoma duhet të vazhdojë t’i nënshtrohet trajtimit të rëndë në mënyrë që të rregullohet plotësisht ky sistem”, theksojnë nga VLEN, duke shtuar se Institucionet publike shëndetësore do të marrin buxhet më të madh për 100 milionë euro, nd;rsa pas shumë vitesh është përmirësuar lista pozitive e ilaçeve me 9 ilaçe të reja, ndërsa për herë të parë në historinë e Maqedonisë së Veriut do të punësohen 1.200 specializantë të ri.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI