Maqedoni

Tetovë, disa shkolla nuk kanë psikolog

09.03.2025 13:56

Shkolla e mesme ekonomike “8 Shtatori” dhe ajo fillore “Rexhep Voka” në Shipkovic e Brodec...

Shkolla e mesme ekonomike “8 Shtatori” dhe ajo fillore “Rexhep Voka” në Shipkovic e Brodec, që nga themelimi nuk kanë psikolog. Punën e psikologut në këta dy shkolla, detyrohen ta bëjnë profesoret dhe të punsuarit tjer. Por psikologja Qendresa Gashi, thotë se mungesa e psikologut nëpër shkolla mund të rris  problemet, dhe sipas  sajë institucionet duhet një ditë e më parë të punsojnë kuadër profesionist.
 
“Psikologu, punonjësi shëndetësor i aspektit mendor tek të rinjët duhet të jete prezent nëpër shkolla, pasi ju ndihmon në shumë situata. Psikolgu është shoku sekret i fëmijve në kuptimin e gjerave që nuk shprehen me familjar me bashkëmoshator e tyre Ju ofrohet një zgjedhje jo vetëm të kenë informacion por të kenë edhe zgjedhje ndaj cdo problemi që mund të ketnë të miturit. Unë apeljo që cdo shkollë të ketë psikologun e punësuar aty. Është lehtësim për gjithë mësimdhënsit por edhe për gjitha akterët e shkollës”, ushpreh psikologja Qendresa Gashi.
 
Edhe Blerta Ahmedi, nga Këshilli për Parandalimin e Delekuencës tek fëmijt dhe të Miturit, thotë se në qoft se do kishte më shumë të punsuar kuadër profesionist bëpër shkolla do të uleshin dukurit negative por edhe dhuna mesë nxënësive.
 
“Shkollën që potencuar ka mungesë të kuadrit të psikologut d.m.th.dhe nuk ka të punësuar as një psikolog. Mirpo nga ana tjetër edhe numri i të punësuarve në disa shkolla është i pa mjaftueshme pasi me një paikolog, petagok,është e pa mundër të trajtohen temat e ndryshme që kanë të bëjnë me nxënësit.Te rritet numri i kuadërve profesionale nëpër shkolla normalisht do ndikonte në parandalimin e dukurive të ndryshme të të miturve dhe rasteve të cilat lidhen me dhunën. Kemi dhuna të ndryshme tek nxënëit dhe kjo do ndikonte normalisht në ulje të rastve të tilla në qoft se do kishimi në numër më të madhe të kuadrit profesional nëpër shkolla”, theksoi Blerta Ahmedi, nga Këshilli për Parandalimin e Delekuencës. 
 
Nga ana tjetër sektori i arsimit në Tetovë, e pranon se në këta dy shkolla nuk ka psikolog, por fajin ja hedhin Ministris së Arsimit dhe Financave që nuk pranojn punësime edhe pse ligji ua mundëson. Ato thonë se në mungesë të psikologut punënë e bënë socilogu apo petagogu.
 
“Komuna e Tetovës, me mjetet vetabkae që ka apo me buxhetin e vete në ka ka angazhuar të persona të tillë por nuk janë të punësuar në kaudër të shkollave por vetëm por tju dalur në ndihmë shkollave.Normalit në cdo shkollë jo që mungon i gjithe kuadri profesional. Në mungesë të psikologut rastin e trajton socilogu,ne mungesë te socilogut në ndonjë shkollë kemi psikolog. Aspak nuk themi se është e drjet por ne duhet në një far formë të gjindemi.Kjo është problemtaik ndër vite nuk është problematik këtë vitë apo atë vitë”, u shpreh Nazmi Dauti nga sektori i arsimit - Tetovë.
 
Sipas SPB Tetovës, rastet e paraqitura për dhunë dhe probleme tjera nëpër në shkollat e Tetovës janë prezente. Ata apelojn deri tek të punesuarit të mos i fshehin rastet dhe të jenë më bashkëpunues me SPB Tetovën me qëllim që të parandalojm dukurit negative tek të rinjët.
 
VISAR SADIKI