Maqedoni

Pendarovski, i rrezikshëm pozicionimi pro Trump kundër BE-së

09.03.2025 14:15

Ish presidenti Stevo Pendarovski ka shprehur shqetësimin e tij për pozitën e Maqedonisë...

Ish presidenti Stevo Pendarovski ka shprehur shqetësimin e tij për pozitën e Maqedonisë ndaj administrates së presidentit amerikan Donald Trump, sidomos në kontekst të mardhënieve me BE-në. Ai e sheh të rrezikshëm qëndrimin e kryemisnitrit Hristijan Mickoski se „e reja to ta kaplojë botën “, pasi kjo sipas tij mund ti kushtoj vendit me izolim ndërkombëtar.
 
Pendarovski vlerëson se si shtet i vogël Maqedonia nuk guxon të pozicionohet krah për krah me Trump kundër BE-së. Ai në këtë kontekst thekson se kryeminsitri i Shqipërisë Edi Rama dhe presidneti Serb Aleksandar Vuçiq edhe pse kanë kontakte të afërta me Trump, nuk po shpejtojnë me përkrahje.
 
Pendarovski e ka kritikuar edhe strategjinë për afrimin me Hungarinë dhe Viktor Orbanin, duke vlerësuar se kjo nuk është në interesin më të mire të Maqedonisë. 
 
VMRO-DPMNE, Pendarovski dhe LSDM rreshtohet kundër SHBA-ve
 
Ndaj këtyre qëndrimeve të ish presidentit ka reaguar VMRO-DPMNE, sipas të cilës Pendarovski nga Lidhja Social Demokrate me ofendime direkte ndaj Trump dhe SHBA-ve, definitivisht largohen nga kursi pozitiv.  
 
“Nëse Ordanoski ishte rastësi, Pendarovski nga LSD tregoi se është tendencë. LSD fuqishëm rreshtohet kundër SHBA-ve, nëse Ordanoski e theu akullin, Pendarovski tani tregoi qartë se LSD është kundër SHBA-ve. Tani është e qartë se LSD rreshëm është paraqitur si pro perëndimore, dhe me pa durim kanë pritur ta ndryshojnë kursin. Pendarovski nuk është kushdo qoftë në LSD, qëndrimi i tij njëkohësisht e paraqet edhe frustrimin e kësaj partie ndaj VMRO-DPMNE-së dhe siksesit me të cilin Qeveria u pozicionua me SHBA-të. Maqedonia me Qeverinë e VMRO-DPMNE-së, është partner i besueshëm i SHBA-ve, ndërsa përfitimet për shtetin do të shihen në të ardhmen”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së, sipas të cilës Maqedonia është në rrugën e duhur, ndërsa Lidhja Social Demokrate si gjithjë deri tani është kundër Maqedonisë. 
 
FLORA BELULI KAMBERI