Maqedoni

Siguria në aeroport, MPB dhe TAV-Maqedoni me ushtrime të simuluara

09.03.2025 14:37

Në aeroportin ndërkombëtarë të Shkupit, u organizua ushtrim i simuluar sigurie...

Në aeroportin ndërkombëtarë të Shkupit, u organizua ushtrim i simuluar sigurie në rast rast të situatave të jashtëzakonshme për pengmarrje. Qëllimi i këtyre ushtrimeve është të testohet gadishmëria dhe koordinimi i shërbimeve të sigurisë në aeroportin e Shkupit dhe Ministrisë për Punë të Brendshme, në rast të ndodhjes së situatave të jashtëzakonshme terroriste.Këto ushtrime do të ndihmojnë që shërbimet e sigurisë në aeroport dhe qytetarët  të dinë se si të reagojnë në situate të tilla.
 
“Siguria në objektë të tilla infrastrukturore vitale dhe i çdonjërit pa marrë parasysh nëse është i punësuar apo udhëtarë në aeroport, është i një rëndësise të veçatë për në si shërbim, si polici por edhe si qeveri.Me përforcimin e kapaciteteve  dhe respektimin e protokoleve që janë paraparë për këtë problematike ,na adreson atje ku duhet të jemi si shërbim dhe si shtet ,që të mundet edhe aeroporti ynë të jetë sikurse tani në nivel të sigurisë siç janë aeroportet në nivel evropian apo botëror”, u shpreh drejtori i Byrosë për siguri publike Aleksandar Janev.
 
“Me këtë ushtrim demonstrojmë gadishmëri ,koordinim dhe profesionalizëm në ballafaqimin me kërcënimet potenciale. Niveli i lartë i trajnimeve ,shpejtësia e ragimit ,bashkëpunimi mes shërbimeve ,janë kyqe për mbrojtjen e sigurisë operative të aeroportit.Ky nuk është vetëm trajnim, por garancion ,besim për parandalim të suksesëshëm”, theksoi zv.drejtori general në TAV-Maqedoni, Pero Llupevski.
 
Ndërkohë, sa i përket sigurisë në komunikacion, Drejtori i Byrosë për siguri publike tha se përveç shtimit të patrulimeve policore në qytet eshtë e nevojshme të ndryshohet kultura në komunikacion dhe vetëdija për rreziqet që sjell mos respektimi i rregullave të komunikacionit.
 
FLORA BELULI KAMBERI