Botë
SHBA, plagoset një person pranë Shtëpisë së Bardhë
09.03.2025 16:27
Një person u qëllua me armë nga personeli i Shërbimit Sekret Amerikan...

Një person u qëllua me armë nga personeli i Shërbimit Sekret Amerikan në mëngjesin e sotëm, jashtë Shtëpisë së Bardhë.
Përleshja e armatosur ndodhi në anën perëndimore të Zyrës Ekzekutive Eisenhower. Sipas një njoftimi të lëshuar nga Shërbimi Sekret, policia kishte ndarë informacion mbi një person me tendenca vetëvrasëse, i cili mund të ishte duke udhëtuar drejt Washington, D.C., nga Indiana.
Rreth mesnatës, pjesëtarët e Shërbimit Sekret hasën automjetin e parkuar të burrit dhe panë një person që përputhej me përshkrimin e tij.
“Ndërsa oficerët u afruan, individi nxori një armë zjarri dhe pasoi një përballje e armatosur, gjatë së cilës pjesëtarët tanë hapën zjarr”, thuhet në deklaratë.
