Maqedoni
Vrasja në Merovë, policia arreston 3 të dyshuar
08.05.2015 16:36
3 persona janë arrestuar nën dyshimin për pjesëmarrje në vrasjen e dy vëllezërve dje në Merovë të Komunës së Zhelinës...

3 persona janë arrestuar nën dyshimin për pjesëmarrje në vrasjen e dy vëllezërve dje në Merovë të Komunës së Zhelinës, që ranë viktimë e një mosmarrëveshje që nisi për ndarjen e tufës së dhenve. Të arrestuarit janë G.A. 54 vjeç, Sh.A. 29 vjeç dhe Q.A. 21 vjeçar.
Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë thonë se është lëshuar fletëarrest edhe ndaj një tjetër banori të Merovës, por ai momentalisht gjendet në arrati.
Për rastin në fjalë, padi penale janë lëshuar kundër gjithsej pesë personave për pjesëmarrje në përleshjen e djeshme me armë zjarri, për pasojë të së cilës, përveç dy viktimave, mbetën të plagosur rëndë edhe dy të tjerë, ndërsa i plagosur më lehtë mbeti prindi i dy vëllezërve të ndjerë.
