Maqedoni

Kuvendi këtë javë me agjendë intensive, me seancë kuvendore të hënën dhe mbledhje të shtatë komisioneve

10.03.2025 09:19

Sot në Kuvend do të mbahen seancat e komisioneve për çështje ekonomike...

Sot në Kuvend  do të mbahen seancat e komisioneve për çështje ekonomike, punë dhe politikë energjetike, për arsim, shkencë dhe sport, për bujqësi, ujësjellës-pylltari, për financim dhe buxhet, për politikë sociale, demografi dhe rini, si dhe Komisioni Ligjvënës dhe Juridik.
 
Në seancë do të jenë edhe Komisioni për Çështje Evropiane dhe Këshilli Kombëtar për Integrime Evropiane.
 
Në rendin e ditës të Komisionit për Çështje Ekonomike, Punë dhe Politikë Energjetike janë ndryshimet në Ligjin për punësimin dhe punën e të huajve, Ligjin për këshillat evropiane të punës, Ligjin për evidencat në fushën e punës dhe Projektligjin për punësimin e personave, të gjitha në lexim të parë.
 
Komisioni i Arsimit do të shqyrtojë ndryshimet në Ligjin për Sportin dhe Ligjin për Qendrën Shtetërore të Provimeve, të dyja në procedurë të përmbledhur.
 
Projektligji për ndryshimin e Ligjit për Pyjet do të shqyrtohet nga Komisioni përkatës parlamentar i Bujqësisë, Menaxhimit të Ujërave dhe Pyjeve, me procedurë të shkurtuar.
 
Komisioni për Financa dhe Buxhet do ta shqyrtojë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, në procedurë të shkurtuar.
 
Në rendin e ditës të Komisionit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini është Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurimin pensional dhe invalidor, me procedurë të shkurtuar.
 
Aktualisht nuk ka informacione se kush do ta drejtojë këtë seancë, pas dorëheqjes së Presidentes Ilire Dauti nga Fronti Evropian.
 
Një nga opsionet procedurale është që kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, të emërojë një deputet i cili do ta bëjë këtë deri në zgjedhjen e kryetarit të ri të këtij organi parlamentar.
 
Sot në Kuvend do të mblidhen edhe Komisioni për Çështjet Evropiane dhe Këshilli Kombëtar për Integrime Evropiane.
 
Programi dhe prioritetet e Presidencës polake të Këshillit të Bashkimit Evropian për periudhën janar-qershor 2025 do të prezantohen para anëtarëve të këtyre dy organeve.