Maqedoni

QMK: 60 zjarre në ambiente të hapura

10.03.2025 10:51

Me rritjen e temperaturave gjatë ditëve të fundit vërehet numër i shtuar i ndërhyrjeve për shuarjen e zjarrit....

Me rritjen e temperaturave gjatë ditëve të fundit vërehet numër i shtuar i ndërhyrjeve për shuarjen e zjarrit. Vetëm gjatë fundjavës së kaluar janë regjistruar 60 zjarre në ambiente të hapura, njoftoi sot Qendra për Menaxhimin e Krizave.

Dy zjarre janë në komunën e Prilepit, një në territorin e fshatit Krushevicë dhe një në zonën e fshatit Lopaticë. Zjarri i tretë aktiv është në komunën e Demir Hisarit, në mes të fshatrave Rastojcë dhe Koçishtë. Aktiv konsiderohet edhe zjarri në komunën e Novo Sellës, në zonën e malit Ograzhden, mbi fshatin Sushicë, afër vendit të quajtur “Çardak”. Zjarri është aktiv edhe në komunën e Gjevgjelisë, në territorin e fshatit Kovanec. 
 
Një zjarr aktiv ka në komunën e Ohrit, në zonën e fshatit Soshani – Debërcë. Zjarri i shtatë është në zonën e fshatit Teovo, në komunën e Çashkës. Zjarri i tetë është mbi fshatin Grushinë në territorin e komunës së Sarajit dhe Zhelinës. Zjarri i fundit aktiv është në komunën e Tetovës, mbi fshatin Veshallë në Malin Sharr. 
 
QMK apelon për kujdes gjatë lëvizjes në ambiente të hapura, e posaçërisht apelojmë tek të gjithë fermerët që të mos djegin kashtë, si dhe blegtorët të mos djegin  kullotat.