Botë

Riad, nisin bisedimet ShBA – Ukrainë

10.03.2025 11:39

Në Xhedah të Arabisë Saudite mbahen bisedimet midis ekipit të presidentit ukrainas dhe zyrtarëve amerikanë për përfundimin e luftës me Rusinë...

Në Xhedah të Arabisë Saudite mbahen bisedimet midis ekipit të presidentit ukrainas dhe zyrtarëve amerikanë për përfundimin e luftës me Rusinë në një moment gjithnjë e më të pasigurt për Kievin.

Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski do të takohet me princin e kurorës, Mohamed bin Salman. Ai nuk pritet të marrë pjesë vetë në bisedime, por ai do të përfaqësohet nga ministri i Jashtëm, Andrij Sybiha, ministri i mbrojtjes, Rustem Umerov dhe shefi i përgjithshëm i shtabit të ushtrisë, Andrij Jermak. 
 
Ndërkaq, sekretari amerikan i Shtetit, Marko Rubio, do të marrë pjesë në bisedimet nga pala amerikane, siç bëri me zyrtarët rusë në Riad muajin e kaluar. Në Xhedah, Rubio do të takohet gjithashtu me princin saudit të kurorës, Mohamed bin Salman, për të diskutuar mbi rrugët, mënyrat për të avancuar interesat e përbashkëta në rajon dhe për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe, tha zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Tami Brus. Sipas Departamentit të Shtetit, sekretari Rubio nënvizoi vendosmërinë e presidentit Tramp për t’i dhënë fund luftës sa më shpejt të jetë e mundur dhe theksoi se të gjitha palët duhet të ndërmarrin hapa për të siguruar një paqe të qëndrueshme.