Ekonomi
Nga mesnata ulen çmimet e derivateve të naftës
10.03.2025 12:50
Komisioni Rregullator i Energjetikës solli vendimin me të cilin bëhet ulja e çmimeve të derivateve të naftës...

Komisioni Rregullator i Energjetikës solli vendimin me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht për 2,08% në raport me vendimin e datës 07.03.2025.
Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-E-V), të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1) ulen për 2,00 denarë për litër.
Çmimi i shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS – 98 ulet për 1,00 denarë për litër.
Çmimi i shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS – 95 ulet për 0,50 denarë për litër.
Çmimi i shitjes me pakicë të Mazut М-1 SU ulet për 1,240 denarë për kilogram.
Nga data 11.03.2025 nga ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
- Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 74,50 (denarë/litër)
- Benzinë motori EUROSUPER BS - 98 76,50 (denarë/litër)
- Naftë motori EURODIZEL BS (D-Е V) 70,00 (denarë/litër)
- Vaj për djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL -1) 69,50 (denarë/litër)
- Mazut М-1 SU 42,261 (denarë/kilogram)
