Maqedoni
MASh dhe FShIIK me memorandum bashkëpunimi, studentët do ta bëjnë praktikën në ministri
10.03.2025 13:39
Studentët pranë Fakultetit të Shkencave Informatike dhe Inxhinierisë Kompjuterike do të ndihmojnë Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës në fushën e informatikës dhe digjitalizimit....

Studentët e inxhinierisë softuerike, sistemeve informatike, programimit dhe inxhinierisë kompjuterike pranë Fakultetit të Shkencave Informatike dhe Inxhinierisë Kompjuterike (FShIIK) do të ndihmojnë Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës në fushën e informatikës dhe digjitalizimit. Kjo u arrit me nënshkrimin e memorandumit mes përfaqësuesve të ministrisë dhe fakultetit. Numri “një” i arsimit, Vesna Janevska, thotë se MASh-i ka shumë punonjës, por nuk ka kapacitete që të ofrojë shërbime digjitale, andaj angazhohen studentët.
“Memorandumi të cilin sot e nënshkruajmë është më rendësi të madhe për ne, pasi që kapacitetet e MASh-it janë në nivel të ulët. Kjo praktikë, që studentët do ta bëjnë tek ne, është mundësi e mirë për ta për të parë nga afër se si funksion kjo ministri, ndërsa ne nga ata do të përfitojmë përmes metodave, instrumenteve dhe mënyrave të tyre ndihmë reale informatike. Ata do të marrin pjesë në krijimin dhe zbatimin e zgjidhjeve të reja teknike teknologjike në procesin edukativo-arsimor, ndërsa me njohuritë e tyre planifikojmë të zgjerojmë listën e shërbimeve digjitale për nxënësit, studentët dhe mësimdhënësit.”, - deklaroi ministrja e Arsimit, Vesna Janevska.
“Fakulteti ynë është mbështetës i rregullt i Ministrisë së Arsimit në fushën e komunikimit të teknologjisë së informacionit duke vënë në përdorim gjithë kapacitetin që ka këtë fakultet. Andaj me nënshkrimin e memorandumit të sotëm do të mundësohet zgjerimi i deritanishëm i këtyre aktiviteteve duke përfshirë forma të reja të bashkëpunimeve ku studentët dhe fakultetet do të mund t’i mbështesin aktivitetet e ministrisë.”, - theksoi dekani i FShIIK-ut, Boro Jakimovski.
Puna praktika e studentëve tani për tani nuk do të paguhet, por ofrohen mundësi financiare, tha Janevska. Në të ardhmen ndoshta edhe do t’u kompensohet mundi i tyre i dhënë gjatë periudhës së praktikës, mirëpo qëllimi kryesor është që studentët më të dalluar të punësohen dhe t’i shërbejnë procesit edukativo-arsimor.
“Më vjen mirë që na u mundësua që të bëjmë trajnimin praktikë, e që është për të mbështetur MASh-in në procesin e digjitalizimit. Arsimi është procesi më i rëndësishëm në shoqëri. Ju falënderoj profesorëve që gjatë gjithë kësaj periudhe ne këtu nuk do të jemi vetëm.”, - u shpreh kryetarja e Kuvendit Studentor “Finki”, Anastasija Agjuleva.
Për këtë qëllim fakulteti do të organizojë trajnime dhe seminare plotësuese për profesionalizimin praktik të të punësuarve në Ministrinë e Arsimit.
REXHEP QAMILI
