Botë
Evropa e shënon 70 vjetorin e fitores mbi fashizmin
08.05.2015 17:38
Liderë dhe qytetarë mbarë Evropën me manifestime dhe komemoracione do ta shënojnë 70 vjetorin e fitores mbi fashizmin dhe fundin e Luftës së Dytë Botërore...

Rusia e feston fitoren me ceremoni dhe paradë ushtarake e cila nesër do të mbahet në Moskë. Në ndërkohë Polonia mban ceremoni që është alternative e asaj të Moskës.
Liderët evropian paralajmërojnë kërcënime të reja bashkëkohore që ekzistojnë sot siç janë lufta në Ukrainë dhe ekstremizmi islamik.
Në Paris bulevardi Shanzelize është mbyllur për komunikacion për shkak të procesionit zyrtar dhe paradës ushtarake që do të mbahen.
Presidenti i Francës Fransoa Olland deklaroi para ceremonisë se fitorja nuk ka qenë sundim i një kombi ndaj tjetrit, por ajo ka qenë fitore për ideale mbi ideologjinë totalitare.
Sekretari shtetëror amerikan Xhon Keri dhe ambasadori i SHBA-së në Francë i janë përfshirë diplomacisë franceze, Loran Fabius i dorëzuan kurora uhtarit të panjohur në shenjë mirënjohje për rolin e SHBA-së në çlirimin e Francës nga okupimi gjerman.
Keri shprehu përkrahjet e shtetit të tij për Evropën të përballur me kërcënime të reja duke dërguar urime për lideritetin e saj në luftën kundër Shtetit Islamik.
Ceremoni ishin mbajtur edhe në Poloni, ku presidenti Bronisllav Koromovski i'u shoqërua sekretarit të përgjithshëm të KB-së Ban Ki-Mun, si dhe presidentëve të Ukrainës dhe disa shteteve nga Evropa Qendrore në lokacionet ku gjermanët i kanë gjuajtur plumbat e para kundër Polonisë në fillim të luftës më 1 shtator të vitit 1939.
Gjermania e shënon fundin e luftës me seancë të përbashkët të Parlamentit në të cilën kryetari i Parlamentit Norbert Lamert deklaroi: "Sot kujtohemi në miliona viktima të fushatës për shkatërimin e popujve të tjerë në Evropë.
Britani e Madhe sot me heshtje dyminutëshe do ta shënojë momentin kur kryeministri nga koha e luftës Uinston Çerçill e ka mbajtur fjalimin e tij historik duke e paralajmëruar fundin e konfliktit./mia
