Kanada, Karnej fiton garën për të zëvendësuar Trudon
Partia Liberale e Kanadasë...

Partia Liberale e Kanadasë ka zgjedhur me shumicë dërmuese Mark Karnej si kryeministër të ri të vendit të dielën, teksa ish-guvernatori i bankës kanadeze paralajmëroi për “ditë të errëta” të shkaktuara nga Shtetet e Bashkuara nën presidencën e Donald Trampit.
Karnej menjëherë mori një qëndrim kundër presidentit amerikan, të cilin e akuzoi se po “sulmon punëtorët kanadezë, familjet dhe bizneset”.
“Nuk mund ta lëmë atë të ketë sukses.”, tha 59-vjeçari, i cili do të marrë detyrën në ditët në vijim nga udhëheqësi në largim i liberalëve, Xhastin Trudo.
Kryeministri në dorëheqje njoftoi në janar se do të tërhiqej pas më shumë se nëntë vjet në pushtet, pasi mbështetja e publikut për të, sipas sondazheve, ra ndjeshëm, duke detyruar Partinë Liberale që të zhvillojë garë partiake për ta zëvendësuar atë.
