Maqedoni

LSM, nuk heq dorë nga paga minimale prej 500 euro

10.03.2025 20:39

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë nuk heq dorë nga kërkesa e saj për rritje të pagës minimale...

Lidhja  e Sindikatave të Maqedonisë nuk heq dorë nga kërkesa e saj për rritje të pagës minimale prej 500 euro. Kreu i LSM-së i shtrin dorën për negociata të gjitha palëve të interesuara, me një apel që të mos shikohet nga prizmi i politikës.
 
Nëse nuk ka marrëveshje, ata nuk përjashtojnë mundësinë që të dalin në protestë. Punëdhënësit thonë se tani punëtorët do ta marrin rritjen ligjore prej 1.800 denarë dhe për më shumë duhet të negociohet. Qeveria ka thënë se do të pranojë çfarëdo që punëtorët dhe anëtarët e sindikatës të bien dakord, por tashmë ka thënë se nuk ka para në buxhet për subvencionimin e kontributeve.
 
“Nuk do të jetë faji ynë apo i askujt tjetër nëse më 2 dhe 7 prill punëtorët shkojnë në protesta, sepse ne do të marrim një vendim të ri. Ne nuk do të jemi fajtorë, nëse dalim në rrugë dhe marrim një vendim para qeverisë dhe punëdhënësve, para atyre që nuk duan të na rrisin pagat. Nëse dikush mendon se 24,400 denarë është paga e mjaftueshme për punëtorët në Maqedoni si një pagë minimale nën të cilën nuk mund të paguhet asnjë pagë dhe paga më e ulët në rajon është 457 euro në Serbi, mendoj se do të duhet të ndezin autobusët dhe të na zhvendosin të gjithëve nga Maqedonia, diçka që unë mendoj se duhet të na shqetësojë absolutisht të gjithë”, u shpreh kryetari i LSM-së, Slobodan Trendafilov.