Maqedoni
Parashikimi i motit
11.03.2025 08:51
Dita e martë me mot të paqëndrueshëm!

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm i vranët por i ngrohtë. Pasdite dhe gjatë natës do të ketë reshje lokale të dendura shiu dhe shtrëngata. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga juglindja (mbi 60 km/h).
Në Shkup me vranësira të pjesshme. Pasdite në pjesë të luginës do të ketë reshje të herëpashershme të dendura shiu. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga juglindja.
