Maqedoni
Komunikacioni zhvillohet pa ndërprerje dhe vonesa
11.03.2025 08:58
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndalesa, në rrugë të thata...

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndalesa, në rrugë të thata, njofton LAMM.
Në autostradën A1, aksi Demir Kapi - Smokvicë nga 20.02.2025. deri më datë 31.05.2025, për shkak të rikonstruksionit të tubit të majtë në tunelin T2, do të ketë ndryshim të përkohshëm në qarkullim. Tubi i majtë i tunelit T2 është plotësisht i mbyllur për trafikun dhe trafiku ridrejtohet plotësisht në tubin e djathtë me trafik të dyanshëm.
Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare në anën maqedonase nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.
Nga data 15 nëntor 2024 filloi detyrimi ligjor për të pasur pajisje dimërore në automjete, pavarësisht nga kushtet aktuale të motit. Ky detyrim do të zgjasë deri më 15 mars 2025.
LAMM rekomandon rregullimin e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së komunikacionit të vendosur dhe menaxhimin e kujdesshëm të mjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Vinicë - Berovë dhe Koçan - Dellçevë.
