Maqedoni

Këshilli Gjyqësor zgjodhi u.d kryetarin e Gjykatës Supreme

11.03.2025 09:09

Këshilli gjyqësor me 10 vota për, mbrëmë zgjodhi gjykatësin Xhemali Saiti ushtrues detyre i kryetarit të Gjykatës Supreme....

Këshilli gjyqësor me 10 vota për, mbrëmë zgjodhi gjykatësin Xhemali Saiti ushtrues detyre i kryetarit të Gjykatës Supreme.
 
Ai do ta mbajë këtë pozitë deri në zgjedhjen e kryetarit të ri të Supremes, pasi për dy ditë i përfundon mandati kryetares aktuale Besa Ademi. Këtë herë për kryetar të Gjykatës Supreme garojnë dy kandidatë: kryetarja aktuale Besa Ademi dhe gjykatësi i Gjykatës Supreme Afrim Fidani. 
 
Sipas ligjit për gjykatës, kreu i Gjykatës Supreme mund të jetë gjykatës me të paktën gjashtë vjet përvojë gjyqësore të pandërprerë në gjykatë të nivelit të njëjtë ose më të lartë.