Maqedoni

Siljanovska Davkova – Aliev, bashkëpunim në sferën e energjisë dhe ekonomisë

11.03.2025 11:19

Maqedonia e Veriut dhe Azerbajxhani do ta avancojnë bashkëpunimin...

Maqedonia e Veriut dhe Azerbajxhani do të avancojnë bashkëpunimin përmes një deklarate për partneritet dhe miqësi strategjike, kryesisht me fokus në energjinë dhe ekonominë, si dhe po iniciohet heqja e vizave për pasaportat diplomatike dhe zyrtare. Azerbajxhani është i gatshëm të rrisë shpërndarjen e tij në tregun maqedonas, u theksua pas takimit në Baku mes presidentes, Gordana Siljanovska Davkova dhe nikoqirit të saj, Ilhan Aliev.
 
“Pres që të nënshkruajmë deklaratë që do të na shpie deri në nënshkrimin e marrëveshjes për bashkëpunim. Kjo nuk do të thotë vetëm ndihmë nga Azerbejxhani për gazin, por do të hapë mundësi edhe për bashkëpunim ekonomik. Unë e shoh para meje ministrin e Jashtëm dhe menjëherë do t’i vihet fundi gjendjes së çuditshme që të ketë viza për pasaportat diplomatike zyrtare dhe mendoj se as RMV-së dhe as Azerbejxhanit kjo nuk i konvenon dhe shfuqizimi do të sjellë afrimin mes vendeve tona.”, - deklaroi presidentja,  Gordana Siljanovska.
 
Potencial bashkëpunimi mes të dyja vendeve, përveç distribuimit shihet edhe në fushën e turizmit, arsimit dhe shkencës. Andaj gjatë kësaj periudhe, vlerësoi Aliev, duhet të hulumtohen mundësitë për bashkëpunim ekonomik dhe tregtar, aty ku nuk ka të arritura, tha ai.
 
“Jemi të përgatitur që të përforcojmë nivelin e distrubuimit të gazit në tregun tuaj, sepse siç po paraqiten fusha të reja për distribuimin e gazit, ne në Azerbejxhan punojmë për të zgjidhur këtë çështje.”, - theksoi presidenti i Azerbajxhanit, Ilhan Aliev.
 
Silajnovska Davkova gjatë ditës së mërkurë do të takohet edhe me kryeministrin  dhe me kryetaren e Kuvendit të Azerbejxhanit, ndërsa të enjten do të marrë pjesë në forumin e 12 global në Baku i titulluar “Rishqyrtimi i rendit botëror”. Në këtë forum pritet të marrin pjesë mbi 400 pjesëmarrës, krerë aktualë dhe ish-shtetesh, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe shoqërisë civile. 
 
REXHEP QAMILI