Rajon

Rute viziton Kosovën, pritet të takohet me Osmanin e Kurtin

11.03.2025 11:26

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute, do të vizitojë sot Kosovën...

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute, do të vizitojë sot Kosovën, ku do të takohet me presidenten, Vjosa Osmani, dhe me kryeministrin, Albin Kurti.
 
Rute vjen në Prishtinë për të ofruar garanci se kontingjenti evropian brenda misionit të aleancës në Kosovë, KFOR, do të mbetet aty, pavarësisht ndonjë lëvizjeje të forcave ushtarake amerikane. Gjithsej 4.686 trupa nga 29 vende të botës shërbejnë aktualisht në Kosovë, në kuadër të misionit paqeruajtës të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), KFOR. Më shumë se gjysma e forcave janë nga Italia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Hungaria dhe Turqia. NATO-ja e ka shtuar praninë e saj në Kosovë gjatë vitit 2023, pas rritjes së tensioneve në veriun e banuar me shumicë serbe.