Botë

Fillojnë bisedimet ShBA - Ukrainë

11.03.2025 11:32

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Ukraina kanë filluar bisedimet në Xhedah...

Ministria e Punëve të Jashtme e Ukrainës ka konfirmuar se delegacionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Ukrainës kanë filluar bisedimet në Xhedah të Arabisë Saudite. 

Bisedimet në Arabinë Saudite kanë për qëllim relaksimin e raporteve mes ShBA-së dhe Ukrainës, pas takimit të tensionuar të datës 28 shkurt në Shtëpinë e Bardhë midis Zelenskit dhe presidentit amerikan, Donald Tramp. Temë qendrore e bisedimeve pritet të jetë propozimi i një armëpushimi në ajër dhe në det nga Kievi zyrtar, si dhe nënshkrimi i marrëveshjes për mineralet e rralla nga të dy palët, citojnë burime të afërta me AP-në.