Maqedoni

Interpelancat për anëtarët e Këshillit Gjyqësor, Kovaçki: Nuk janë kalkulime politike

11.03.2025 11:46

Kovaçki në konferencë për media theksoi se interpelancat për pesë anëtarët e Këshillit Gjyqësor nuk janë kalkulime politike..

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Dragan Kovaçki, në konferencën e sotme për media theksoi se interpelancat për pesë anëtarët e Këshillit Gjyqësor nuk janë kalkulime politike, por, siç tha ai, hapi i parë drejt shpërbërjes së sistemit korruptiv të krijuar nga Qeveria e LSDM-së dhe BDI-së në vitet e fundit.
 
“Kjo nuk është çështje partiake, por çështje e së ardhmes. Ne si shumicë parlamentare kemi për detyrë ndaj qytetarëve, ndaj brezave të ardhshëm, ndaj atyre që meritojnë të jetojnë në një vend me drejtësi, të marrim një vendim që përfundimisht do t'i japë fund kontrollit politik mbi gjyqësorin. Këshilli Gjyqësor ka 2 për qind besim te qytetarët. Ky nuk është një institucion që gëzon respekt, ky është një organ që i shërbeu mafisë  politike dhe të biznesit për të mbrojtur njerëzit e saj nga përgjegjësia.”, - deklaroi deputeti i VMRO-DPMNE-së, Dragan Kovaçki.