Rajon

Studentët në Serbi bllokojnë hyrjet e dy televizioneve

11.03.2025 12:04

Studentët serbë që nga mbrëmë kanë bllokuar ndërtesat e Radio Televizionit të Serbisë...

Studentët serbë që nga mbrëmë kanë bllokuar ndërtesat e Radio Televizionit të Serbisë (RTS) në Beograd dhe Radiotelevizionit Vojvodina (RTV) në Novi Sad, ku ka forca të forta policore.
 
Shkaku i menjëhershëm i bllokadës ishte deklarata e një gazetari të RTS-së, i cili gjatë një bisede me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i quajti studentët turmë. Një incident ka ndodhur para ndërtesës së RTS-së në qendër të Beogradit mbrëmë, kur policia e atjeshme ka thyer murin njerëzor të studentëve, të cilët kanë bllokuar hyrjet e televizionit publik serb. Bllokada do të zgjasë 22 orë. Protestat në këtë vend nisën pas vdekjes së 15 personave në nëntor të vitit të kaluar, që ndodhi si pasojë e shembjes së një strehe betoni në stacionin hekurudhor në Novi Sad.