Maqedoni
82-vjetori nga Holokausti i hebrenjve të RMV-së, Mickoski: Po luftojmë antisemitizmin, urrejtjen
11.03.2025 13:27
Shënohet 82-vjetori i Holokaustit të hebrenjve të RMV-së....

Shënohet 82-vjetori i Holokaustit të hebrenjve të RMV-së. Me këtë rast komuniteti hebre organizon aktivitet qendror përkujtimor duke bërë homazhe para përmendores së 7.144 hebrenjve të deportuar maqedonas në Monopolin e Shkupit. Sipas kryeministrit Hristijan Mickoski, kjo nuk është vetëm një ditë kujtimi, por edhe një ditë paralajmërimi, në të cilën ne si popull pohojmë se nuk do të lejojmë kurrë të përsëritet historia, sepse hebrenjtë ishin pjesë e historisë sonë ndër shekuj.
“Historia na mëson se vrazhdësia njerëzore nuk ka kufij, nëse nuk ekzistojnë njerëz që kundërshtojnë. Sot si shoqëri, si popull, si qenie njerëzore, duhet të obligohemi të ruajmë kujtimin e viktimave të Holokaustit. Po luftojmë kundrejt çfarëdo lloj forme të antisemitizmit të diskriminimit dhe urrejtjes. T’i mësojmë fëmijët tanë se toleranca, humaniteti dhe solidariteti janë themelet e një shoqërie të drejtë dhe të mos heshtim kur të shohim padrejtësi.”, - deklaroi kryeministri, Hristijan Mickoski.
