Maqedoni

BDI: Çairi është bërë një vend i rrezikshëm për të jetuar

11.03.2025 14:47

BDI thotë se komuna e Çairit është shndërruar në një vend të rrezikshëm për të jetuar dhe për të rritur fëmijët.

Bashkimi Demokratik për Integrim thotë se komuna e Çairit është shndërruar në një vend të rrezikshëm për të jetuar dhe për të rritur fëmijët. Kjo situatë në Çair është si rezultat i neglizhencës së kryetarit të komunës, që siç thonë nga BDI, ka zhdukur çdo ndjenjë përgjegjësie dhe llogaridhënieje”.

“Çairi është bërë një vend i rrezikshëm për të jetuar dhe për të rritur fëmijët. Përveç kaosit urban, betonizimit dhe papastërtisë, tashmë edhe kabllot elektrike të rëna për tokë përbëjnë një kërcënim të drejtpërdrejtë për jetën e qytetarëve, veçanërisht të fëmijëve. Kjo situatë është rezultat i drejtpërdrejtë i neglizhencës së kryetarit të Komunës, Visar Ganiu, i cili, në vend që të kujdeset për sigurinë e banorëve, ka zhdukur çdo ndjenjë përgjegjësie dhe llogaridhënieje.”, tha Besarta Alija nga BDI.