Trafikimi, shfrytëzimi i fuqisë së punëtorëve
Qytetarët tanë qoftë në vendlindje apo në mërgim...

Qytetarët tanë qoftë në vendlindje apo në mërgim më shpesh po ballafaqohen me shfrytëzimin e fuqisë së tyre të punës, ndërsa në disa raste, ata pa dashje bëhen viktima të trafikimit të punëtorëve.
Kështu u shpreh kryetari i Biznes Konfederatës, Mile Boshkov, sipas të cilit, shfrytëzimi më i madh i fuqisë së tyre të punëtorëve vërehet në sektorin e ndërtimtarisë, bujqësisë, gastronomisë dhe turizmit.
Keqpërdorimi i punëtorëve është problem i kahmotshëm jo vetëm tek ne, por në mbarë botën. Por, në kushte kur ai është në rritje, nevojitet i njëjti që herët të detektohet dhe denoncohet.
“Sipas të dhënave të fundit, shtetas të Maqedonisë po punojnë në mërgim dhe janë pjesë e shfrytëzimit të fuqisë punëtore. Disa të dhëna tjera tregojnë se edhe qytetarëve tanë këtu në vendlindje u shfrytëzohet fuqia e tyre e punës, ndërsa nga bashkëpunëtorët e ndryshëm institucional kemi arritur të sigurojmë të dhëna se edhe shtetasit e huaj me qëndrim dhe leja e punës së rregulluar, këtu tek ne janë viktima të shfrytëzimit të fuqisë së tyre të punës.”, - deklaroi kryetari i Konfederatës së Biznesit të RMV-së, Mile Boshkov.
Nevojitet ndërgjegjësim më i madh që të parandalohet
Shfrytëzimi i fuqisë së punëtorëve nuk duhet të shndërrohet në “normalitet të ri”, andaj profesorët universitarë dhe njohësit e mirë të tregut të punës, vlerësojnë se nevojitet ndërgjegjësimi më i madh i opinionit, ku me veprim të përbashkët, ai do të detektohet dhe parandalohet.
“Po punohet në detektimin dhe parandalimin e shfrytëzimit të fuqisë punëtore tek të rinjtë. Vlerësoj se ky lloj i aktiviteteve është i mirëseardhur dhe më se i nevojshëm, ku shkenca, sektori i biznesit, institucionet, sindikatat dhe punëdhënësit do të fillojnë të shkëmbejnë informacione rreth kësaj çështjeje dhe do ta prevenojmë bashkërisht në të ardhmen.”, - theksoi profesori universitar, Llazar Jovevski.
Me këtë rast, Konfederata e biznesit, me mbështetjen e BE-së dhe Këshillit të Evropës, ka filluar fushatë për të rritur ndërgjegjësimin e publikut në lidhje me trafikimin e punës dhe shfrytëzimin e punës. (Rexhep Qamili, TVM2)
