Kompania nga Shqipëria “Gjoka Construction” nuk do të menaxhojë me parkingun “Nënë Tereza”

11.03.2025 15:38

Me parkingun e Qendrës Klinike “Nënë Tereza”...

Me parkingun e Qendrës Klinike “Nënë Tereza” nuk do të menaxhojë kompania "Gjoka" nga Shqipëria, kështu njoftoi ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, sipas të cilit shpallja është anuluar dhe tani do të kërkohet një zgjidhje e re.

"E thirra drejtorin e parkingjeve të qytetit, për t’i afruar atij për ta menaxhuar dhe për të ndërtuar garazhe në kate, ndërsa opsioni i dytë është që këtë ta bëjë Shërbimi për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta pranë Qendrës Klinike.", - deklaroi ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.

LSDM kërkon hetim dhe dorëheqje të Taravarit

Nga ana tjetër, i menjëhershëm ka qenë reagimi i opozitares LSDM, sipas së cilës Taravari ndërroi mendje pasi u kap në përpjekje për të bërë krim me parkingjet, por siç thonë, kjo nuk do të thotë se nuk duhet të përgjigjet.

“Taravari dhe Mickoski me vetëdije vendosën që parkingun t’ia dorëzojnë një kompanie private, duke e lënë shtetin pa të ardhura, ndërsa pacientët do të paguajnë pothuajse dyfish më shtrenjtë për parkim! Kjo është një dëshmi e qartë se i gjithë procesi është i dyshimtë dhe se dikush nga pushteti po përfiton rëndë nga kjo marrëveshje në kurriz të qytetarëve.”, - theksoi Martin Kostovski nga LSDM.

LSDM kërkon dorëheqjen e menjëhershme të Taravarit dhe hetim nga institucionet. Ata paralajmërojnë se pa zgjidhje, skenari do të përsëritet me kompani të tjera, duke akuzuar Qeverinë për manipulime tenderësh dhe shpërdorim të buxhetit në favor të kompanive private. (Armend Murseli, TVM2)