MPB, arrestime për furnizime të dyshimta derivatesh

11.03.2025 16:35

Kallëzim penal ndaj 13 personave, përfshirë Ratko Kapushevskin...

Kallëzim penal ndaj 13 personave, përfshirë Ratko Kapushevskin, ish-drejtor i qendrës sportive “Boris Trajkovski” dhe Asmir Jahoskin, pronar i “Pucko Petrol”, për shpërdorim të pozitës zyrtare dhe pastrim parash, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Gjatë aksionit policor të 10 marsit janë arrestuar 11 persona, një është në arrati, ndërkaq janë sekuestruar municione, armë dhe automjete.

Personat ndiqen për keqpërdorime të detyrës zyrtare dhe larje parash përmes furnizimeve të mazutit. I  dyshuar paraqitet edhe emri i Vasko Kovaçevskit,  ish-drejtor i elektranave të RMV-së.

“Nga kontrollet e deritanishme janë gjetur dhe marrë dokumente, pesë telefona mobilë, rreth 1.500 pjesë municione të kalibreve të ndryshëm, dy pistoleta dhe tre motorçikletë. Nga ana e MPB-së deri te Prokuroria publike për ndjekjen e krimit të organizuar është dorëzuar kallëzim penal për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe larje parash kundër 13 personave fizik dhe një personi juridik.”, - tha Goce Andreevski nga MPB.

“Nga Ministria e Punëve të Brendshme, pas udhëzimeve të prokurorit publik kompetent, do të vazhdojë të ndërmarrë aktivitete dhe veprime të mëtejshme policore, me qëllim të sigurimit të provave tjera lidhur me veprat tjera penale”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Personat e arrestuar do të nxirren para gjykatësit hetues, i cili do të vendosë për fatin e tyre. (Nermin Mulaki Fejzullahu, TVM2)