Maqedoni

Rritet numri i turistëve të huaj në Maqedoninë e Veriut

11.03.2025 17:28

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, numri i turistëve në janar të vitit 2025...

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, numri i turistëve në janar të vitit 2025 është 49 870, prej të cilëve 36.8 për qind janë turistë vendor dhe 63.2 për qind turistë të huaj. Numri i netëve të kaluara në janar të vitit 2025 është 106 894, prej të cilëve 42.5 për qind janë turistë vendor dhe 57.5 për qind janë turistë të huaj.

Numri i përgjithshëm i turistëve në janar 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak është rritur për 4.4 për qind, ndërsa numri i netëve të kaluara është rritur për 4.7 për qind.

Numri i turistëve vendor në janar 2025, krahasuar të njëtjën periudhë të vitit paraprak, është zvogëluar për 4.9 për qind, ndërsa numri i turistëve të huaj është rritur për 10.8 për qind.