Maqedoni
Situata në Likovë, Duraku: është qetë, s’ka aksione policore
08.05.2015 18:14
Kryetari i Komunës së Likovës, Sadulla Duraku, përgënjeshtron informacionet e publikuara në media se mbrëmë Likova...

Kryetari i Komunës së Likovës, Sadulla Duraku, përgënjeshtron informacionet e publikuara në media se mbrëmë Likova ka qenë e vërshuar nga forca të shumta policore nën dyshim të prezencës së forcave të armatosura në këtë komunë.
Sipas Durakut, situata, sikurse mbrëmë, po ashtu edhe sot është e qetë dhe nuk ka aksione të tilla.
Mediat e vendit raportuan se gjatë natës banorët e Likovës e kaluan natën nën shoqërimin e forcave të shumta policore, si dhe patrullimeve të shpeshta.
Qëllimi i këtij patrullimi thuhej të ishte dyshimi për grupe të armatosura.
Pretendimet e tilla janë hedhur poshtë edhe nga banorët e Gushincës dhe fshatrave të tjera të Komunës së Likovës. Sipas tyre, dezinformatat e tilla kanë për qëllim të tensionojnë situatën.
MERAL ISMAILI
