Hendboll
Hedboll, Miitrevski – nuk ka favorit në Shkup
11.03.2025 16:11
Përfaqësuesja e Maqedonisë në hendboll për meshkuj, të mërkurën në Shkup...

Përfaqësuesja e Maqedonisë në hendboll për meshkuj, të mërkurën në Shkup, do të luajë ndeshjen e parë nga dy përballet eliminatore për “Euro 2026” me Slloveninë. Mitrevski thotë se në ndeshjet në palestrën “Boris Trajkovski”, asnjë përfaqësuese nuk është favorit edhe pse sllovenët kanë të fituara medalje në garat e mëdha.
“Mendoj se ende jemi duke u përmirësuar dhe ajo që ndodhi në botëror duhet të jetë një fillim dhe në çdo ndeshje të jemi më të mirë e më të mirë. Presim dy përballje me Slloveninë e cila është një përfaqësuese që është mjat cilësore dhe gjendet në kreun e hendbollit botëror si dhe pjesëmarëse në KB dhe Lojëra Olimpike. Fituese e medaljeve dhe do të jenë përballje të rënda, por në terren vendas, asnjë përfaqësuese nuk është favorit përballë nesh”, u shpreh hendbollisti i Maqedonisë, Nikolla Mitrevski.
Trajneri slloven Urosh Zorman, por përballet me probleme dhe me një sër largimesh. Plotë 11 hendbollist që luajtën në botërorin e fundit, nuk do të luajnë në këto dy përballje me Maqedoninë. Ndeshja e parë Maqedonia – Sllovenia, do të luhet nesër mbrëma në Shkup, ndërsa ajo e kthimit me 16 mars në Kopër.
Po në këtë grup këtë javë dy ndeshje mes vete do të luajnë Estonia dhe Letonia. Kualifikim direkt në evropian do të sigurojnë dy përfaqësueset e para të tetë grupeve si dhe katër përfaqësueset më të mira nga vendet e treta në grup.
