Futboll

Liga e Kampionëve, sonte do të formohen çiftet e para të ¼ së finales

11.03.2025 16:25

Sonte do të zhvillohet ndeshjet e kthimit të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve...

Sonte do të zhvillohet ndeshjet e kthimit të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve, ndërsa në qendër të vëmendjes është përballja Liverpool - PSG në Anfield. Në ndeshjen e parë në Paris, Liverpool shënoi një fitore minimale 1:0 edhe atë falë golit të vonshëm nga Elliott, por edhe pritjevetë mira të gardianit Becker.
 
Enrique është optimist, duke iu referuar përvojës me Barcelonën, pasi në vitin 2017, përmbysën një ngecje në përballjen me PSG-në. Në derbin gjerman Bayern München vjen në Leverkusen me epërsinë 3:0 nga ndeshja e parë. Trajneri “bavarez” Vincent Kompany, kërkon të mosnënçmohet kundërshtari. Ndryshe trajneri “aspirinave” Alonso, po përballet me mungesa por mbetet optimist.
 
Është e qartë..Më vjen shumë keq për Florian, sepse ishte në një moment të shkëlqyer. Por tani është koha të tregojmë se jemi një ekip i vërtetë dhe se mund të vazhdojmë edhe pa të. Futbollistët janë të motivuar dhe besojmë në përmbysje", u shpreh trajneri “aspirinave” Xabi Alonso.
 
“Ne nuk mund të tërhiqemi. Ne e dimë se sa ekip i fortë janë ata, ne e dimë se mund të jenë të rrezikshëm dhe java e ardhshme do të jetë e vështirë", trajneri i Bayern Munich, Vincent Kompany. 
 
Interi në San Siro do të mbrojë rezultatin 2:0 nga ndeshja e parë me Feyenoord. Kjo ndeshje do të jetë e veçantë për trajnerin Inzaghi, pasi do të festojë një jubile 200 ndeshje në pankinën e Interit.