Basketboll

NBA, Denveri i hakmeret Oklahoma City

11.03.2025 16:49

Denver Nuggets kanë shënuar fitore të lartë140-127 ndaj Oklahoma City...

Denver Nuggets kanë shënuar fitore të lartë140-127 ndaj Oklahoma City, duke ju hakmorë për disfatën e para dy ditëve. Pjesa e parë me 73:67 i takoi Oklahom-ës. Basketbollistët e Denver-it, përmbysën rezultatin në çerekun e tretë të lojës, ndërsa në 12 minutat e fundit krijoi një epërsi e cila ishte e mjaftueshme për ta fituar këtë takim.
 
Më i spikatur tek skuadra fituese ishte Jokiç, që ndeshjen e përfundoi me 35 pikë dhe 18 kërcime.  Tek Oklahoma më i disponuar për lojë me 26 pikë  ishte Lugenz Dort. Denver  me përpjestimin 42 fitore  e 23 humbje, mban pozitën e dytë në Konferencën e Perëndimit, pas Oklahomës e cila ka 53 fitore dhe 12 humbje.
 
Në ndeshjet  e tjera - Boston Celtics ka vazhduar serinë pozitive dhe me rezultatin 114:108 e mundi Utah Jazz. Los Angeles Lakers ka pësuar një disfatë të ngushtë 111:108 nga Brooklyn Nets. Toronto, në parket vendas me 119:104 e mundi Ëashington-in.
 
.
NBA-Rezultatet e sotme:
Atlanta – Philadelphia, 132-123
Boston – Utah Jazz, 114-108
Brooklyn – Lakers, 111-108
Miami – Charlotte, 102-105
Toronto – Ëashington, 119-104
Chicago – Indiana, 121-103
Houston – Orlando, 97-84
Memphis – Phoenix, 120-118
Oklahoma – Denver, 127-140
San Antonio – Dallas, 129-133
Golden State – Portland, 130-120
Sacramento – Neë York, 104-133